A do të mbahet testimi shtetëror, sipas Ligjit të ri për arsimin fillor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 1, 2019 17:42

A do të mbahet testimi shtetëror, sipas Ligjit të ri për arsimin fillor

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor, njofton Portalb.mk.

Në Ligjin e ri për arsimin fillor, është i rregulluar edhe testimi shtetëror se si do të zhvillohet. Më saktë, neni 128 me 7 paragrafë sqaron testimin shtetëror.

Neni 128, paragrafi (1): “Arritja e standardeve gjatë edukimit dhe arsimit fillor kontrollohet me testimin shtetërore nga ana e Qendra e shtetërore e provimeve”.

Neni 128, paragrafi (2): “Nxënësi është i detyruar të marrë pjesë në testimin shtetëror”

Neni 128, paragrafi (3): “Drejtori është i detyruar të siguron kushte për testimin shtetëror dhe rregullshmërinë e testimit”.

Neni 128, paragrafi (4): “Rezultatet nga testimi shtetëror nuk ndikojnë në notat, në suksesin e përgjithshëm të nxënësit”.

Neni 128, paragrafi (5): “Periudhat, ciklet dhe sferat për testimin shtetëror i përcakton Ministri, me propozimin e Qendrës shtetërore të provimeve.

Neni 128, paragrafi (6): “Raportet nga testimi shtetëror publikohen në ueb faqen e Qendrës shtetërore të provimeve”.

Neni 128, paragrafi (7): “Me miratimin e ministrit, mund të realizohen edhe teste tjera për nxënësit”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 1, 2019 17:42