A do t’i shpëtojë turizmi hotelierët?

Desk
By Desk May 2, 2020 21:53

A do t’i shpëtojë turizmi hotelierët?

Është më se e sigurt se turistët e huaj do të mungojnë në rivierën e Ohër-Strugë këtë verë, por hotelierët po krijojnë parashikime dhe strategji të ndryshme se si të fitojnë edhe një qindarkë për të paktën të mbulojnë tarifat e tyre bazë, pagat e stafit dhe shpenzimet hotelerike, përcjell FLAKA.

Përveç turistëve vendas, ata gjithashtu vendosin shpresat e tyre në turizmin e kongresit, nga i cili një përqindje e madhe e hoteleve në rivierë kanë mbijetuar për vite me rradhë. Një fakt tjetër që u jep atyre erë në kurriz është se shumë prej operatorëve turistikë holandezë nuk i anuluan plotësisht marrëveshjet, por i rindërtuan ato për pjesën e dytë të verës.E njëjta gjë është e vërtetë edhe në pjesën me festimet e dasmave. Datat e rezervuara për maj dhe qershor janë shtyrë për dy, tre muaj.

Dekani i Fakultetit të Turizmit Cvetko Andreevski thotë se parashikimet e tanishme tregojnë se çmimet këtë verë do të duhet të përshtaten me buxhetin e turistëve vendas të cilët me kalimin e viteve kanë arritur 50 përqind të numrit të përgjithshëm të rezervimeve në qendrën turistike.

Në ndërkohë, Komuna e Ohrit, për të lehtësuar situatën e vështirë të hotelerëve, vendosi që të mos paguajnë për pajisjet e instaluara urbane dhe hapësirën e dhënë me qira para objekteve gjatë situatës emergjente dhe tre muaj pas përfundimit të saj. NJë pjesë e mirë e tyre janë përfitues të subvencioneve qeveritare por shumë prej tyre kanë përgjysmuar stafin për shkak të humbjeve. FLAKA

Desk
By Desk May 2, 2020 21:53