A do t’ia dalin Ronaldo dhe De Ligt të rikuperohen për ndeshjen me Milanin?

A do t’ia dalin Ronaldo dhe De Ligt të rikuperohen për ndeshjen me Milanin?

Pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champiosn leagues, Juventusi ka nisur punën për të përgatitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit italian, atë ndaj Milanit të dielën në mbrëmje.

Kështu gjatë seancës së sotme stërvitore ka rënë në sy fakti që Cristiano Ronaldo dhe Mathijs De Ligt janë stërvitur veçmas grupit, për shkak të problemeve muskulore, ndërsa burime pranë klubit bardhezi bëjnë me dije se prezenca e tyre ndaj Milanit është në dyshim.

Mbrojtësi holandez nuk mori pjesë as në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për t’u zëvendësuar më pas.

Gazetari i “Goal.com”, Romeo Agresti, shkruan se te “Zonja e Vjetër” janë optimist se do të përballen me Milanin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 20:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA