Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • A duhet gazetarët të kenë stazh me benefit?!

A duhet gazetarët të kenë stazh me benefit?!

Redaksia 2 vjet ago

Ndër qindra profesionet me rrezikshmëri të lartë në Maqedoninë e Veriut janë nga  xehetarët deri te balerinët, por gazetarët mbeten jashtë kësaj liste. Megjithëse të ekspozuar ndaj rrezikut gjatë përpjekjes për të informuar opinionin, gazetarët gjithmonë mbeten nën hije të vëmendjes së shoqërisë. Madje, lajmëtarët ndodh shpesh që në terren të bëhen vetë lajmi, nga sulmet ndaj tyre.

Këto janë vlerësimet e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve në Media, nga ku thonë se në Ligjin e ri të Fondit Pensional që pritet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta propozoj vitin e ardhshëm, gazetarët duhet të gëzojnë edhe statusin për stazh me benefit dhe dobi të tjera.

 Ekziston optimizmi të ndryshohen dispozitat, për të cilat punojnë ekspertë nga Banka Botërore që për momentin e analizojnë situatën në vend. Vitin e ardhshëm do të ofertojnë modalitete dhe zgjidhje, ku ne mund të marrim masa për tu kyçur në benefitet e profesionit tonë në ndryshimin e ligjeve aktuale dhe në miratimin e ligjeve të reja”-tha Pavle Bellovski, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Media.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thonë se arritja e stazhit me benefit kërkon kohë dhe angazhim të madh nga institucionet dhe shoqëria civile, por nënshkrimi i kontratave kolektive është metoda më e lehtë për të përmirësuar kushtet në punë. Sipas drejtorit të SHGM Dragan Sekullovski, ligji aktualisht nuk është në favor të gazetarëve në çështjen e sigurisë e as të ardhurave materiale.

SHGM së bashku më Sindikatën ka një iniciativë për të ndryshuar Kodin Penal në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ku gazetarët dhe kameramanët do të përfitojnë një status të posaçëm. Ku sulmi ndaj ekipeve të mediave do të llogaritet si sulm ndaj personave zyrtarë që do të thotë se Prokuroria sipas detyrës zyrtares do t’i ndjek sulmuesit kurse dënimet do të jenë shumë më të mëdha”-pohoi Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thonë se në 5 vitet e fundit janë regjistruar 60 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve në media, prej të cilave vetëm dy janë zbardhur. Vetëm më 27 prill 2017 në ngjarjet e dhunshme në Kuvend, fizikisht janë lënduar 19 gazetarë dhe kameramanë, prej të cilëve asnjë nuk është dëmshpërblyer, thotë Sekullovski, kurse traumat mbeten të padiskutueshme.

Nga mijëra gazetarë të anëtarësuar në SHGM, vetëm dhjetëra janë të pensionuar, shifra të cilat sipas tyre, stresi dhe rreziku në punën delikate, kanë bërë që gazetarët të heqin dorë nga profesioni i tyre.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Uji keqpërdoret, revoltohen banorët në Drenovec
Next: Presidenti Thaçi nderon Çegranin

Të ngjashme

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Redaksia 15 orë ago
aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Redaksia 16 orë ago
158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

Redaksia 18 orë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.