A e nxori Messi Ronaldinhon nga burgu?

A e nxori Messi Ronaldinhon nga burgu?

Ronaldinho është larguar nga burgu në Paraguai, për t’u vendosur në arrest shtëpiak.

Ylli brazilian qëndroi 32 ditë në burg së bashku me vëllanë e tij pasi ishin hyrë në Paraguai me pasaportë false.

Ronaldinho u lirua me kusht, duke lënë në dorëzani 1.6 milionë dollarë, për t’u vendosur në arrest shtëpiak.

Tani në media është ngritur çështja se kush pagoi për lirimin e tij?

Raportohet se paratë janë paguar nga Barcelona, dhe shumë besojnë se këtë e ka bërë Lionel Messi.

Ju kujtojmë se edhe në të kaluarën është raportuar shumë se Lionel Messi ka dashur të paguajë për lirimin e tij.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth kësaj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 8 Prill, 2020 20:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.