A është e mundur të kemi përsëri karantinë?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:52

A është e mundur të kemi përsëri karantinë?

Kryeministri Zoran Zaev tha sonte në TVM se tani për tani ai nuk beson se karantina do të kthehet, por siç tha ai gjithçka varet nga të gjithë ne, përcjell FLAKA.

Ai theksoi se masat duhet të respektohen sepse sezoni i gripit po vjen.

“Nuk besoj se do të kemi karantinë, por kjo varet nga të gjithë ne. Maskat në fytyrë na mbrojnë nga të paturit një jetë normale. Në shtëpi kur jemi të mbyllur ky mund të jetë problem. Edhe Komisioni për Sëmundje Infektive e di këtë. Të gjithë dimë të relaksohemi dhe duhet ta shmangim atë në çdo kohë. Ka të bëjë me shëndetin tonë dhe ka të bëjë me shëndetin e njerëzve tanë të dashur, të dashurve tanë, të moshuarve, të sëmurëve, gjyshërve. Le t’i respektojmë ekspertët dhe profesionistët”, tha Zaev.

Ai shtoi se i gjithë procesi i trajtimit të koronavirusit që ndodh në vendin tonë është transparent.

Kryeministri njoftoi se po përfundon një proces për pajisjen e inspektorateve për efikasitetin e tyre edhe më të madh, duke shtuar se nuk do të ketë amnisti për asnjë qytetar që ka shkelur masat dhe obligimet. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:52