A është i gatshëm Bekim Sali t’ia dorëzojë ministrinë ASH-së? Ja si përgjigjet ministri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 20:09

A është i gatshëm Bekim Sali t’ia dorëzojë ministrinë ASH-së? Ja si përgjigjet ministri

Ministria nuk është e imja, me siguri do ta trashëgojë dikush pas meje. Kështu është përgjigjur sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në pyetjen nëse do t’i jepet kjo ministri Aleancës për Shqiptarët apo do të ketë dalje nga qeveria.

“Këto janë vendime politike, ende nuk ka bisedime konkrete, nuk ka negociata, të gjitha këto janë pjesë e spekulimeve që janë përsëritur që nga shtatori. Tashmë muaji i pestë që jam duke u përballur me pyetjen nëse do të jap dorëheqje nga Ministria. Nuk është e imja. E kam trashëguar nga një ministër, me siguri dikush do ta trashëgojë pas meje. Është e rëndësishme që kushdo në këtë pozicion të jetë plotësisht i përkushtuar për funksionimin fillestar të sistemit, e më pas promovimin, pasi sot po promovojmë lajme të mira për pajisjet e reja që u jepen institucioneve të caktuara shëndetësore publike, gjë që është në interes të diagnostikimit në kohë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor”, theksoi Sali.

Ministria e Shëndetësisë sot pasdite pranoi donacion me pajisje mjekësore nga Rotari klubi Shkup – Qendër.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 20:09