A i kuptuan politikanët e RMV mesazhet e Hahn dhe Reeker?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 22:19

A i kuptuan politikanët e RMV mesazhet e Hahn dhe Reeker?

Këtë javë, e cila po kalon ngadalë, shënoi ardhjen në vendin tonë të Komisionerit Europian Johannes Hahn, por edhe një vizitë nga u.d Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, përcjell FLAKA.

Komisioneri Hahn ngushëlloi politikanët, kështu komenton një pjesë më e madhe e publikut. Ai tha në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev se ai ishte i bindur që Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor, se Shkupi kishte dhënë gjithçka që kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe tani është radha për të përmbushur premtimin.

“Unë pres që kjo punë të përfundojë në tetor. Pritëm që të përfundojë në qershor, por nuk kemi marrë një sinjal pozitiv, por kjo nuk do të thotë të humbasim shpresën. Ky vend ka bërë shumë dhe është një shembull pozitiv në rajon se si po bëhen reformat”, tha Hahn.

Megjithatë, ai shtoi se puna e integrimeve euroatlantike nuk përfundon këtu, por që Maqedonia e Veriut duhet të krijojë një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe me anë të një konsensusi të miratojë ligjin e ri për prokurorinë publike.

Diplomati amerikan ishte mjaft decid. Ai i tha kryeministrit që ai duhet t’u dëshmojë qytetarëve se askush nuk është mbi ligjin dhe kreun e opozitës e këshilloi se nuk është koha për lojëra politike.

“Faktorët politikë të mos luajnë lojëra, por të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit. Është koha për të lëvizur gjërat për të mirën e vendit”, ishte mesazhi i Ndihmës – Sekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, pas takimeve me krerët e shtetit dhe opozitën.

Ai i kërkoi opozitës që të mos vonojë miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe të jetë konstruktiv. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 22:19