A ishte e infektuar bebja katër muajshe nga Koçani që ndërroi jetë – prindërit kërkojnë përgjigje

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2020 22:20

A ishte e infektuar bebja katër muajshe nga Koçani që ndërroi jetë – prindërit kërkojnë përgjigje

Nëna e një foshnje katër muajshe nga Koçani, e cila vdiq dy ditë më parë, po kërkon një përgjigje nga autoritetet, cili është shkaku i vdekjes. Ajo u ekzaminua për herë të parë në 29 Mars. Mjekët u thanë atyre që foshnja kishte një dhimbje të fytit dhe hundë të ndezur dhe i rekomandojnë terapi me shurup, përcjell FLAKA.

Të dy foshnjës dhe nënës u bëhen tetstime për KOVID-19. Ndërsa ishin në spital, atyre u thuhet gojarisht se nuk kishin coronavirus, por ata ende nuk kanë marrë rezultate zyrtare për vdekjen e foshnjës katër muajshe, e cila vdiq në 2 prill, raportoi dje SPB Shtip.

“Në orën 15.55 në Stacionin Policor Koçani, Institucioni i Shëndetit Publik në Koçani raportoi se rreth orës 15.10, një fëmijë i moshës rreth katër muaj ishte sjellë nga prindërit për të ofruar ndihmë mjekësore. Rreth orës 16:00, përkundër ndihmës së dhënë mjekësore, fëmija vdiq”, thuhet nga SPB-Shtip.

Është urdhëruar autopsi nga Prokuroria Themelore Publike, pas së cilës trupi u dorëzohet prindërve. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2020 22:20