A ka biseduar Zaev me Makron pas vetos nga Franca?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 19, 2019 22:48

A ka biseduar Zaev me Makron pas vetos nga Franca?

Meqenëse nuk morëm datë për negociata me Bashkimin Evropian, Kryeministri Zoran Zaev nuk është dëgjuar me Presidentin Francez Emmanuel Macron, përcjell FLAKA.

Zaev këtë e zbuloi sot në konferencë për shtyp.

“Për katër muaj jemi përpjekur të organizojmë një takim me Presidentin e Francës, Macron, për të shprehur mendime për të ardhmen evropiane të vendit, por ne nuk arritëm të pajtohemi”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Por, pavarësisht vetos së Francës, Zaev thotë se vendi është mik i Maqedonisë dhe Macron do të jetë i mirëpritur të vizitojë Maqedoninë, pasi ai vetë ka njoftuar se do të vizitojë Zaevin dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 19, 2019 22:48