A ka lidhje me hidrocentralet Mickoski?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 21:47

A ka lidhje me hidrocentralet Mickoski?

Unë nuk jam i lidhur as drejtpërdrejt dhe as indirekt me hidrocentralet e vegjël dhe me prodhimin e energjisë elektrike, pohon lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një intervistë për Tv Telma, përcjell FLAKA.

Mickoski thotë se ai i shiti të gjitha aksionet në hidrocentrale, por nuk tregoi sa të ardhura fitoi nga shitja e aksioneve.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ishte një nga arsyet pse opozita bëri protesta. Mickoski pretendon se ai nuk ka interes dhe iu referua Komisionit Antikorrupsion që hetoi këtë rast me hidrocentralet. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 21:47