A ka pasur dhunë brutale ndaj foshnjës dhjetë muajshe në një kopsht në Gjevgjeli?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 20:46 Updated

A ka pasur dhunë brutale ndaj foshnjës dhjetë muajshe në një kopsht në Gjevgjeli?

VMRO-DPMNE opozitare akuzoi se ka pasur dhunë brutale ndaj foshnjës dhjetë muajshe në një çerdhe në Gjevgjeli dhe drejtoresha e çerdhes ka dashur të fsheh rastin. Siç ka theksuar deputetja Angelina Miteva, foshnja me lëndime të rënda ka përfunduar në spitalin e Gjevgjelisë, përcjell FLAKA.

Drejtori i spitalit të Gjevgjelisë, Dimitar Krxhev, ka konfirmuar se pardje është pranuar për ekzaminim një foshnjë dhjetë muajshe dhe është konstatuar me lëndime të lehta.

Drejtuesja e çerdhes “Lulet” në Gjevgjeli, Elizabeta Stefanoska na tha se fëmija ka pësuar lëndime të lehta duke luajtur me fëmijët e tjerë, për të cilat ishin në dijeni edhe prindërit e tij.

“Fëmija nuk ka lëndime të rënda. Fëmija është lënduar duke luajtur me fëmijët e tjerë. Asnjë dhunë nga asnjë punonjës ndaj fëmijës. Për rastin është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga aspekti juridik është hapur procedurë”, tha drejtoresha Stefanovska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se është njoftuar për rastin dhe ka njoftuar se në kopshtin e fëmijëve do të bëhet një inspektim i jashtëzakonshëm, i cili do të konstatojë gjendjen reale të ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar edhe në polici ditën e sotme, ku prindi i fëmijës ka denoncuar se punonjësit e kopshtit kanë neglizhuar detyrën dhe kanë lënë pa kujdes vajzën e tij 10 muajshe kur ajo ka mbetur e lënduar. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 20:46 Updated

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...