A ka qumësht të dëmshëm në raftet e marketeve në Maqedoninë e Veriut?

Redaksia
By Redaksia 30 Shtator, 2023 22:54

A ka qumësht të dëmshëm në raftet e marketeve në Maqedoninë e Veriut?

Cvetan Tripunovski, kryetar i komisionit për bujqësi në VMRO-DPMNE, mbajti konferencë për media ku prezantoi dokumentet për qumështin dhe produktet e qumështit, siç thotë ai, të cilësisë së ulët që gjenden në tregun maqedonas.

“Ky është një nga rezultatet që po ua prezantoj opinionit, bëhet fjalë për kos me proteina të importuar nga Republika e Serbisë dhe tregon nivel të rritur të aflatoksinës, dokumenti i dytë është një raport laboratorik për qumështin nga një qumështore nga Republika e Maqedonisë që po ashtu tregon praninë e aflatoksinës mbi kufirin e lejuar. Pyesim publikisht nëse kosi me proteina nga Serbia dhe qumështi nga një qumështore në Maqedoni janë lëshuar në treg, apo i njëjti është përpunuar dhe gjendet në raftet e marketeve në mbarë Republikën e Maqedonisë?”, theksoi Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE.

Tripunovski thotë se këto dokumente ishin edhe një tregues se kontrolli i qumështit dhe produkteve të qumështit, vendor dhe atij të importuar, nuk bëhet sipas nevojave për mbrojtjen e konsumatorëve nga keqpërdorimet. Ai thotë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po zbaton një strategji jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit, përkatësisht fshehja e të dhënave dhe mos njoftimi i opinionit nëse detektohen ushqime që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Nga AUV me përgjigje se Tripunovski po gënjen. Thonë që qytetarët të jenë të qetë, në raftet e marketeve nuk ka qumësht “kanceroz” me aflatoksinë me origjinë nga Serbia, siç pretendon Tripunovski.

“Marrja e mostrave bëhet në pika kufitare, gjegjësisht dërgesat nuk lëshohen derisa të merret një rezultat i kënaqshëm i testit. Prandaj, pretendimi se qumështi i pasigurt me origjinë nga Serbia përfundoi në raftet e marketeve është i pabazë”, thonë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë.AUV thotë se për parandalimin e rrezikut për shëndetin publik, për shkak të pranisë së përcaktuar të shtuar të aflatoksinës M1, në fuqi është Vendimi për masat e sigurisë gjatë importit të qumështit, produkteve të qumështit dhe ushqimit për kafshë nga 1 dhjetori i vitit të kaluar që e solli Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Me të, testimi i detyrueshëm laboratorik për praninë e aflatoksinës M1 kryhet në çdo dërgesë të qumështit dhe produkteve të qumështit që importohet në vend dhe që është me origjinë nga Republika e Serbisë ose Bosnje e Hercegovina.

Redaksia
By Redaksia 30 Shtator, 2023 22:54