A ka vërtetë shumicë të re?
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në një konferencë për media tha se ajo që ndodhi dje është luftë e përbashkët për popullin në Maqedoni dhe se forca është te populli, përcjell FLAKA.
Mickoski konsideron se shumica e re parlamentare do të thotë se Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit po bie. Sipas tij, kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme do të tentojë të formojë një qeveri të re.
“Kjo do të ndodhë vetëm nëse jam i sigurt se do të jetë një qeveri me kredibilitet serioz dhe institucione të forta që do të garantojnë stabilitet. Nëse nuk arrihet ky synim, për të cilin unë përpiqem dhe nuk siguroj efikasitet të plotë të Qeverisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, atëherë ajo që mbetet si opsion i vetëm janë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare që populli të vendosë për të ardhmen e re”, tha Mickoski.
REAGIME PËR SHUMICËN E RE
Jovan Mitrevski, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së thotë se disa nga deputetët e nënshkruar dje janë keqpërdorur.
Ai sqaron se është në kontakt me deputetët dhe se ata mbështesin politikat progresive.
Ai shton se i mohojnë fuqishëm ndërtimet që VMRO-DPMNE, siç thotë ai, i bën me të vetmin qëllim që të ushtrojë presion dhe të krijojë eufori joreale në opinion.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm të partisë për mbledhje nesër në një restorant në Tetovë. Temë e takimit do të jenë zhvillimet e reja në vend.
Takimi është paraparë të fillojë në ora 13 në Tetovë, me prezencë të obligueshme lidhur me masat për mbrojtje nga COVID-19, thuhet në ftesë.
Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, thotë se e Majta në vitet e kaluara ka punuar tërësisht në interes të VMRO-DPMNE-së, gjë që doli në pah në këto zgjedhje lokale.
Sipas tij, projekti që lindi në kohën e regjimit, këto ditë është zbuluar plotësisht. FLAKA