A kemi komision për sëmundjet infektive?
A e menaxhon dikush krizën Covid?
Në një kohë kur numri i të infektuarve të rinj po rritet dhe kemi një duzinë vdekje në ditë, njeriu i parë në shëndetësi u shfaq për herë të fundit në publik 20 ditë më parë me një deklaratë për mediat në aktivitetin ku mori pjesë dhe një konferencë për shtyp për Covid herën e fundit u mbajt para zgjedhjeve, përcjell FLAKA.
Kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive ka më shumë se gjysmë viti që nuk është në sy të publikut. Edhe pse pyetëm sot, nuk morëm deklaratë nga dr. Zharko Karaxhovski, a planifikon të rekomandojë masa të reja Komisioni, për të cilin ai vazhdimisht ka pretenduar se vepron në mënyrë të pavarur, pavarësisht krizës politike?
Sipas informacioneve të Sitel-it, Komisioni është takuar plotësisht gjatë verës dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë vendim zyrtar të Komisionit.
Ministria thotë se anëtarët e Komisionit kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe kanë monitoruar situatën në vend dhe rajon.
“Komisioni për Sëmundjet Infektive është çdo ditë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe monitoron situatën në vend dhe rajon. Deri më tani nuk ka propozime të reja për mbrojtje nga Covid19. Sipas analizave të ISHP-së, nuk ka rritje të shpejtë të pacientëve me Covid në spitale dhe as rritje të dukshme të pozitivëve nga ata të testuar për Covid 19”, u përgjigj MSH.
Sipas statistikave nga raportimet ditore, vetëm në 7 ditët e fundit në vend janë shënuar 3525 raste të reja me Covid, ku kanë humbur jetën 79 persona, ndërsa javën e kaluar ishin 2800 të infektuar të rinj dhe 71 të vdekur. FLAKA