A paralajmërohet krizë qeveritare? Pas Milevskit edhe LD paralajmëron dalje nga Qeveria

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 21:25

A paralajmërohet krizë qeveritare? Pas Milevskit edhe LD paralajmëron dalje nga Qeveria

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike dhe zëvendësministër aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrievski sonte paralajmëroi se LD do ta lëshojë koalicionin qeveritar nëse pranohet propozimi francez.

Në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, ku ishte mysafir, Dimitrievski i pyetur a do të dalin nga Qeveria nëse pranohet propozimi francez ai u përgjigj duke e konfirmuar këtë gjë.

“Thënë shkurt ‘po’. Për këtë e inkurajoj kryeministrin që nesër ose kur do të shkojë në Bruksel të thotë “jo” për këtë propozim. Nëse thotë ‘po’ dhe nëse korniza kalon dhe e mbajmë konferencën e parë me fotografime, Lidhja Demokratike do të largohet nga Qeveria”, tha Dimitrievski.

Ai tha se si partner koalicioni nuk kanë pasur kurrfarë hollësi për propozimin, i cili konsideron se është më i keqi, përveç në pjesën e gjuhës.

Edhe lideri i PLD-së, Milevski paralajmëroi se do të japë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni ministër i Vetëqeverisjes Lokale nëse pranohet propozimi francez.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 21:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare