A përshëndetet Tupançevski nga qeveria apo thjesht shkruan statuse për jetën e tij?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:25

A përshëndetet Tupançevski nga qeveria apo thjesht shkruan statuse për jetën e tij?

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në mënyrë të pazakontë për të, ka publikuar një status të diskutueshëm në Facebook, të cilin shumë e kanë interpretuar si largim të tij nga Qeveria në kuadër të njoftimeve se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe dikasteri i drejtësisë do të drejtohet nga kjo parti, përcjell FLAKA.

“Koleksioni i gabimeve në jetë quhet përvojë”, ka shkruar Tupançevski në profilin e tij.

Drejtësia, bujqësia, shëndetësia, arsimi apo mjedisi – tre prej këtyre ministrive do t’i jepen Aleancës si ofertë për t’u bashkuar me qeverinë, raportuan mediat ditë më herët.

Sipas të njëjtave informacione, të tria partitë në Qeveri – LSDM, BDI dhe Alternativa – heqin dorë nga një ministri. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:25

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...