A po bëhet luks udhëtimi në Haxh? Vjet 5700, sivjet 6.550 euro! BFI do të arkëton 13.296.500 euro

Driton Zenku
By Driton Zenku 5 Maj, 2023 23:29

A po bëhet luks udhëtimi në Haxh? Vjet 5700, sivjet 6.550 euro! BFI do të arkëton 13.296.500 euro

Bashkësia Fetare Islame bëri të ditur se çmimi për një arazhman për Haxhin 1444/2023 është 6.550 euro, ndërsa një vit më herët çmimi për haxh ishte 5.700 euro. Brenda një viti, çmimi varioi për 850 euro më tepër, njofton Gostivari Sot

Nga BFI sqarojnë se në çmim përfshihet akomodimi për 28 ditë në Mekë dhe Medinë, udhëtim vajtje-ardhje, taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta, transporti i haxhinjve në vendet e shenjta, ushqim, pagesa e kurbanit, vaksinim, sigurimi i barnave, ekip mjekësor, marrjen e vizës dalëse dhe harxhimet administrative të BFI-së.

“Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj. Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024”,. thuhet në njoftimin e BFI-së.

Në fund të njoftimit nga Bashkësia Fetare Islamu u urojnë Haxh të pranuar të gjithë haxhinjëve të këtij viti.

Driton Zenku
By Driton Zenku 5 Maj, 2023 23:29