A po diskutohet hyrja e ASH-së në Qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2022 13:27

A po diskutohet hyrja e ASH-së në Qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

Aleanca për Shqiptarët është parti politike e cila në programin dhe daljet e saj publike ka qëndrime progresive në fushën e integrimeve evropiane dhe korrupsionit, por për momentin nuk po diskutohet konkretisht për hyrje në Qeveri, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

“Mund të them se shumica e partive politike janë për vazhdimin e rrugës evropiane, sigurisht duke marrë parasysh konkluzionet e arritura në Kuvend më 16 korrik të këtij viti.

Ka pasur një ose dy parti që nuk janë të interesuara për rrugën evropiane, por është mirë që u ulëm dhe mbajtëm takimin me liderët”, thotë Kovaçevski.

Ai shtoi se takimi i liderëve në Kuvend është mbajtur me qëllim që lirshëm dhe demokratik të shprehen të gjitha pikëpamjet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët dhe janë diskutuar për temat më aktuale në vend, veçanërisht për krizën energjetike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2022 13:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare