Tërmetet me intensitet afër atij të sotmit mund të tronditin zonën e Turqisë për muaj të tërë. Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve në RMV thotë se është për t’u habitur që pas tërmetit të parë prej 7.8 gradësh, në vijim kanë amplituda thuajse të njëjta. Pritet që ata të pushtojnë një territor më të gjerë, përcjell FLAKA.
“Për tërmete të kësaj magnitude, me siguri në një periudhë të gjatë kohore, me javë, e në disa tërmete edhe me muaj, vërehet një aktivitet sizmik i theksuar i cili do të ndihet edhe nga popullata. Për këtë lloj tërmeti sigurisht që do të duhen javë, do të vërejmë dridhje pesë, gjashtë gradë para se toka të fillojë të qetësohet”, tha Vllatko Sheshov, Drejtor i IITRMV.
Sipas Sheshov, tërmeti në Turqi nuk është befasues sepse rajoni i prekur konsiderohet sizmikisht aktiv. Megjithatë, intensiteti ishte i papritur. IITRMV përjashton mundësinë që tërmeti në Turqi të zgjojë tokën në Ballkan.
“Distanca nga Maqedonia, dhe masa tektonike, nuk i përkasim të njëjtit rajon epiqendror. Deri më tani shkenca nuk ka evidentuar se kemi ndonjë lidhje, kemi pasur një tërmet në Izmir, duke shkaktuar disa pasoja të aktivizimit të thyerjeve në Maqedoni”, sqaron Sheshov.
Instituti thotë se shkenca do të hetojë lëkundjen dramatike të tokës në Turqi. Ata e konsiderojnë dëmin të pashmangshëm, por sqarojnë se ndërtimet cilësore dhe gatishmëria e shërbimeve të shpëtimit mund të shpëtojnë shumë jetë njerëzish. FLAKA