AAK dhe Nisma lënë vetëm Vetëvendosjen

AAK dhe Nisma lënë vetëm Vetëvendosjen

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur të bashkohen në një koalicion opozitar të veçantë, duke konfirmuar përçarjet dhe mospajtimet me partinë më të madhe opozitare, Vetëvendosje.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj janë pajtuar që koalicionin e tyre ta quajnë “bosht opozitar”, duke synuar madje që të mbledhin rreth vetes edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa qëllim kryesor të ketë përgatitjen e listës së përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.

Këtë gjë e bënë të qartë në një komunikatë, ku njoftonin konferencën për shtyp për lidhjen e marrëveshjes pasditen e së hënës. Por ndarja e opozitës kosovare ka nisur disa javë më parë, me anulimin e protestës së përbashkët të 26 marsit.

Pas kësaj u shtuan zërat se AAK e Nisma janë përfshirë në një proces dialogu me partitë në pushtet për daljen nga kriza.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2016 12:44

REKLAMA

PARTNER