Ademi: Koalicioni VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa nuk njohin gjuhën shqipe

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Prill, 2022 11:37

Ademi: Koalicioni VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa nuk njohin gjuhën shqipe

Si do të dukej një qeverisje e koalicionit LEVICA, përberë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa me se miri demonstrohet me largimin e paligjshëm te përdorimit të gjuhës shqipe nga Qendra Informative Kulturore, institucion në kuadër të Qytetit të Shkupit. Kështu është shprehur koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për gazetar.

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qellim qe te nxisin tensione ndëretnike ne kohe kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund te jete vetëm skenar qe shkon ne favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61”, ka deklaruar Ademi.

Ademi: VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa nxisin paligjshmëri, tensione, urrejtje

Shefi i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për shtyp ka thënë se Shkupi është qytet dygjuhësor dhe multietnik, por që Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa qëllimisht po nxit paligjshmëri, tensione, urrejtje.

“Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa zëvendësoi Sermine Purrinin me Angel Dimitrovin, Ardian Muçën me Angele Sotirovskin. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë”, është shprehur deputeti i BDI-së Arbër Ademi.

VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa i rikthehet ndërtimit të kryqeve, thonë nga BDI

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa i rikthehet ndërtimit të kryqeve dhe Shkupit 2014 në vend se të ndërton shkolla, spitale, rrugë. Kështu është shprehur koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për gazetar.

“Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa nxit greva dhe merr në qafë fëmijët dhe prindërit në kohën e krizës më të madhe ekonomike në kontinent dhe pas dy vjetësh izolim pandemik”, ka deklaruar Ademi.

Ademi: Aleanca dhe Besa i rijnë gatitu Levicës dhe VMRO

Koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme opinioni e ka parë se sa të lodhur dhe të pafuqishëm janë Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa.

“Aleanca dhe Besa i rijnë gatitu Levicës dhe VMRO. Aleanca dhe Besa janë patericë e Levicës dhe Besës. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa gjithashtu largoi me dhjetëra shqiptarë nga ndërmarrjet e qytetit te Shkupit”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi: Kryetari jostatutor i koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa, Ziadin Sela bllokon ligjin për lojëra të fatit

Kryetari jonë i preferuar jostatutor i Koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa, Ziadin Sela del e flet për ligjin për lojëra të fatit të cilin vet koalicioni i tij, Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa e kanë bllokuar në kuvend tashmë për 10 muaj, çfarë hipokrizie, çfarë dyfytyrësie. Kështu është shprehur koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për gazetar të mbajtur në Parlament.

“Miratoje ligjin, merre guximin, ktheja fjalën VMRO-së dhe Levicës apo bishti ju është zënë me derën zgjedhore të Tetovës dhe Gostivarit? Ju jeni të lodhur, të paaftë, të pa ide dhe të dëmshëm për shqiptarët dhe për vendin”, është shprehur Ademi.

Sipas shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi shqiptarët dhe të gjithë të tjerët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për shqetësim sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është këtu dhe nuk do të lejojë aventurier të tillë të paaftë dhe kuisling të dëmtojnë të arriturat e shqiptarëve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Prill, 2022 11:37