Ademi: Ndjehem i plotësuar që përmbylla riemërtimin e shkollave në Çair

Desk
By Desk March 4, 2020 22:33

Ademi: Ndjehem i plotësuar që përmbylla riemërtimin e shkollave në Çair

Në paraqitjen time, gati çdo muaj kemi patur pyetje se kur do të ndërrohen edhe dy emrat në shkollat e Çairit që, për fat të keq, gjatë kohë kanë qenë në labirinte. E kemi thënë se emrat e shkollave duhet të reflektojnë vullnetin e qytetarëve, kolektivit dhe vullnetin e nxënësve.

Këto çështje nuk duhet të politizohen dhe partizohen. Kështu ka thënë sonte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në emisionin “Click Plus” në TV21, ndërsa ka sqaruar se janë respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe çështja është e pastër.

“Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me komunën dhe shërbimet profesionale në Çair dhe i kemi këshilluar për të gjitha procedurat ligjore, me qëllim që të evitojmë çdo debat të pafrytshëm në opinion dhe ti përmbushen kërkesat ligjore, duke filluar nga këshilli shkollor dhe ai komunal dhe pastaj Statuti të marrë pëlqim dhe miratim nga ministria.

Nuk janë vetëm statutet e këtyre dy shkollave, por janë të gjitha statutet e shkollave dhe kemi sjellë pëlqim, por nuk kemi rrahur gjoks më 14 shkurt kur i kemi miratuar, por i kemi përcjell në Regjistrin qendror”, tha Ademi, ndërsa përsëriti se ndërrimi i dy emrave në dy shkollave në Çair, për shqiptarët ka motive edhe emocionale.

“Janë motive emocionale, sepse Ismail Qemali si babai i shtetit shqiptar dhe Imri Elezi si dëshmor i 2001-së dhe si ministër ndjehem i plotësuar që kemi përmbyllë procedurat edhe të dy shkollave në Çair”, tha ministri Ademi, ndërsa ka sqaruar edhe problemin me riemërtimin e shkollës “25 Maji” në Hasanbeg.

“Shkolla ‘25 Maji’ nuk është në Çair, por në Gazi Babë. Para se të vij një statut i tillë për të dhënë pëlqim në MASH, duhet të kalojë edhe nëKëshillin e Komunës në Gazi Babë. Është e vërtetë se më kanë kontaktuar edhe nga drejtoria e shkollës, por nuk ka pas iniciativë nga Këshilli komunal i Gazi Babës”, plotësoi Ademi.

Desk
By Desk March 4, 2020 22:33