Ademi: Të zhvishemi nga koncepti nacionalist

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 21:52

Ademi: Të zhvishemi nga koncepti nacionalist

Ministri për diasporë, Edmond Ademi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke komentuar fushatën për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, nënvizon se qytetarët por edhe partitë tashmë duhet të heqin dorë nga nacionalizmi. Ai thotë për dallim nga presidenti aktual, vendit i duhet një presidenti i cili do të rrisë bashkëpunimin ndëretnik në shoqëri.

“Me rëndësi është që në këtë fushatë zgjedhore të zhvishemi nga koncepti nacionalist nga të dy palët. Neve na duhet president i shtetit i cili do rrisë kohezionin ndëretnik, politik dhe shoqërorë. Fundi fundit, për fat të keq në 10 vitet e fundit ne patëm një president me koncept nacionalist”, pohoi Edmond Ademi, ministër për Diasporë.

Redaksia
By Redaksia 4 Prill, 2019 21:52