Ademi zbulon të ardhmën e Rashicës, Muriqit e Zhegrovës

Desk
By Desk May 5, 2020 21:09

Ademi zbulon të ardhmën e Rashicës, Muriqit e Zhegrovës

Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për mediat në Shqipëri, zbuloi pak nga ajo se kush mund të jetë e ardhmja e Milot Rashicës, Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrova.

“Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpuli, por dhe Leipzigu e do me patjetër. Kam besim sepse Altin Lala do e këshillojë si duhet. Muriqin e kërkon me ngulm Totenhami, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova është një tjetër emër i nxehtë, pasi e duan disa skuadra në Francë, së fundmi ka dhe një ekip në La Liga”, u shpreh Ademi.

Desk
By Desk May 5, 2020 21:09