Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Administrata Publike, Zaev: Bëjmë analiza për uljen e numrit. VMRO-DPMNE: Thonë zvogëlim, punësuan 20 000 ushtarë partiakë

Administrata Publike, Zaev: Bëjmë analiza për uljen e numrit. VMRO-DPMNE: Thonë zvogëlim, punësuan 20 000 ushtarë partiakë

Redaksia 2 vjet ago

Qeveria planifikon zvogëlimin e administratës publike pas zgjedhjeve presidenciale.

Kryeministri Zaev mbrëmë në TV21 tha se kjo është pjesë e reformave të planifikuara. Por, kreu i ekzekutivit nuk ishte në gjendje të thotë se sa do të jetë numri i administratorëve që do të largohen. Për këtë pjesë qeveria ende po analizon.

“Qëllimi ynë është të zvogëlojmë administratën publike por jo përmes largimit të njerëzve nga puna. Po bëhen analiza, kjo është pjesë e reformave. Duam ta zvogëlojmë, por përmes ofertave të ndryshme duam t’u ofrojmë alternativë të punësuarve në administratë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Nga VMRO akuzojnë se administrata ka 150 mijë të punësuar prej të cilëve 20 mijë punësime partiake. Deklaratën e kryeministrit se pas zgjedhjeve do të fillojë edhe zvogëloi i administratës nga VMRO e cilësuan si largim i njerëzve nga puna për të hapur vende për të tjerë ushtarë partiakë.

“Nëse vërtetë në administratën publike ka mbipunësime, përse u bënë atëherë 20 mijë punësime të reja. Përse nuk po ndodh ritransferimi i të punësuarve nga një institucion në tjetrin. Kjo qeveri, me 28 ministrat e saj, me qindra drejtorë bashkë me zëvendësit e tyre, siç e bënë me ligj, harxhuan 9 miliardë euro të qytetarëve të Maqedonisë, a asnjë gozhdë nuk kanë ngulur askund”,- tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Administrata publike në Maqedoninë e Veriut llogaritet si më e mbingarkuara nga vendet e rajonit. Këtu bëjnë ende pjesë edhe të punësuarit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që vazhdojnë të marrin pagë por të mos paraqiten në vendet e punës. Nuk ka një shifër zyrtare se sa prej tyre janë sistemuar nëpër institucione.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Faljet për “27 prillin”, Han: presidenti, larg proceseve gjyqësore. Rekomandimi pozitiv, Han: është interes edhe i Unionit
Next: Marrëveshjes së Prespës, Tsipras: do t’ia kuptojmë rëndësinë pas 10 vitesh

Të ngjashme

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Redaksia 20 orë ago
zaev-sela Nuk mund të krahasohet martesa me shtetësinë, Zaevi bëri gafë vlerëson Sela

Nuk mund të krahasohet martesa me shtetësinë, Zaevi bëri gafë vlerëson Sela

Redaksia 20 orë ago
kasami-geer-800x445-1-696x387 Grafa etnike në letërnjoftime, Kasami takoi euroambasadorin Geer

Grafa etnike në letërnjoftime, Kasami takoi euroambasadorin Geer

Redaksia 21 orë ago

TË FUNDIT

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Makron_maska-780x470 Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

golden Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Johnson_Johnson-780x450 SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

Butrint-Imeri-780x470 Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.