Administratorëve nuk do të ju shkurtohet rroga, vetëm funksionarëve shtetëror

Administratorëve nuk do të ju shkurtohet rroga, vetëm funksionarëve shtetëror

Të gjithë funksionarë të emëruar nga presidenti deri në nivel lokal do të shkojnë në rrogë minimale për dy muajt e ardhshëm, ka thënë kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Për dy muajt e ardhshëm punëtorët e administratës nuk do të ju shkurtohet paga.

“Së pari funksionarët duhej të bartin shkurtimin. Nuk bëhet fjalë për betejë. Nëse dikush vlerëson se në kohë krize mund të fitoj betejë gabohet”, tha Spasovski, raporton SHENJA.

Ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se në qeveri ka marrëdhënie të mira dhe nuk është bërë betejë brenda për këto masa.

Spasovski tha se do të nevojiten diku 200 milionë euro për të tejkaluar krizën

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 14:38

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.