Aerodromi, Gazi Baba dhe Qendra për një vit e gjysmë do të lidhen me urë dhe bulevard të ri

N.Z
By N.Z March 3, 2020 14:03

Aerodromi, Gazi Baba dhe Qendra për një vit e gjysmë do të lidhen me urë dhe bulevard të ri

Komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër për më pak se një vit e gjysmë do të lidhen me urë dhe zgjidhje të re bulevardi që do ta shkarkojë komunikacionin dhe lëvizjen në këtë pjesë të qytetit.

Këtë sot e deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili së bashku me kryetarët e komunave Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër, Zllatko Marin, Boris Georgievski dhe Sasha Bogdanoviq kontrolluan aktivitetet e deritanishme të zgjerimit të bulevardit “ASNOM”.

“Marrim pjesë në fillimin e punëve përgatitore për ndërtimin e një ure të re që do t’i ndërlidhë bulevardet ‘Vasko Karangellski’ në Aerodrom dhe rr. “Industriska’ në lagjen ‘Qeramidnica” në Komunën Gazi Babë. Gjatësia e përgjithshme e trasesë paraqet rreth 450 metra, prej të cilave vetëm ura është e gjatë 150 metra përkatësisht gjithsej dy ura me gjashtë korsi, si dhe rrugica për çiklistë dhe këmbësorë nga të dy anët e urës”, tha Shilegov.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov sqaroi se bëhet fjalë për urë siç është ura “Goce Dellçev” në qendër të Shkupit. Vlera e marrëveshjes në këtë fazë, siç tha, paraqet 365,5 milionë denarë me TVSH të kyçur. projekti parashihet të përfundojë për një vit e gjysmë.

Shilegov potencoi se ndërtimi i kësaj ure ekziston në dokumentacionin planor të qytetit që prej vitit 1965.

Sipas tij, për shkak të mungesës së vizionit për zhvillim të ndërtimit dhe mospasjes së ndjenjës se çka janë prioritetet e vërteta të këtij qyteti, ndërtimi çdoherë është shtyrë për një kohë tjetër. 

N.Z
By N.Z March 3, 2020 14:03