Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit hapen të mërkurën

Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit hapen të mërkurën

Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën, respektivisht me 1 korrik do të hapet aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit.

Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve.

Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 11:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik