Afaristët ankohen se s’mund të aplikojnë për kredi

Afaristët ankohen se s’mund të aplikojnë për kredi

Disa biznesmenë nga vendi, të cilët synonin të aplikonin për një pjesë të kulaçit me vlerë 50 milion euro, nga linja e kreditit e Bankës për Zhvillim të destinuar për kompanitë, thanë për Alsat se një pjesë e bankave komerciale u kanë thënë atyre se nuk dinin asgjë për këtë masë qeveritare. Në ueb faqen e qeverisë thuhet qartë se kjo masë është nga paketa e dytë me numër rendor 13, dhe se paratë do të jepen përmes bankave komerciale.

Qeveria

“Banka për Zhvillim ka mundësinë që të tërheq një pjesë të papërdorur të linjës së kredisë në vlerë prej rreth 50 milion euro, me një normë të ulët interesi, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga bankat. Banka për Zhvillim e vendosi këtë linjë kredie përmes bankave komerciale deri te klientët e fundit, pra te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapitalizim tregtar mesatar”

Nga frika e inspektimeve dhe pasojave të tjera të paqëllimta për biznesin e tyre, qytetarët që u ankuan në Alsat, kërkuan të mbeten anonim dhe kërkuan nga ne të zbulonim se si është e mundur, që disa banka komerciale nuk janë të njohura me këtë masë. Ne kërkuam përgjigje nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, por nuk morëm përgjigje deri në fillim të lajmeve.

Nga Banka për Zhvillimi thonë se të gjitha bankat janë njoftuar dhe se përmes të gjithave mund të aplikohen. Ata për Alsat thonë se interes për këto kredi është i madh te kompanitë e sektorit privat. Deri në fund të javës, do të dihet saktësisht se sa kompani kanë aplikuar në banka për këto kredi të lira, dhe më pas do të vijojë procesi i miratimit.

Sipas informacioneve që i morëm sot nga Qeveria, që nga dje te 18.559 kompani nga sektori privat, janë transferuar pak më shumë se 26 milion euro nga arka e shtetit, nga masa mbështetëse në formën e një page minimale për punëtorët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Maj, 2020 19:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.