Afati i tenderit për heqjen e lindanit nga OHIS është zgjatur deri më 16 dhjetor

Afati i tenderit për heqjen e lindanit nga OHIS është zgjatur deri më 16 dhjetor

Me kërkesën e ofertuesit, tenderi ndërkombëtar i shpallur më 15 mars të vitit të kaluar për përzgjedhje të teknologjisë së heqjen e mbeturinave HCH (lindan dhe izomerët e saj) nga oborri i fabrikës OHIS në Shkup, që duhej të mbyllet më datë 11 këtë muaj, është zgjatur deri në 16 dhjetor këtë vit, transmeton Meta.mk.

“Me kërkesën e ofertuesve të mundshëm, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) e zgjati afatin e paraqitjes së ofertave deri më 16 dhjetor, duke pasur parasysh që brenda periudhës së caktuar 25 ditë, ofertuesit nuk ishin në gjendje t’i përgjigjen kërkesave të detyrës së projektit., si në aspekt të specifikimeve teknike të teknologjisë së propozuar për riparim, ashtu edhe në aspekt të zhvillimit dhe shpërndarjes së planeve të përshtatshme në lidhje me funksionimin e sigurt, uljes së rrezikut dhe menaxhim me rreziqet, si dhe monitorimit të mediave të mjedisit jetësor”, njofton Zyra e ndotësve organikë të qëndrueshëm (POP) në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit fizik.

Në komunikatë shtohet se pas të mbërrijnë ofertat, do të ngrihet një komision nga UNIDO, që do të përbëhet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, për të zgjedhur ofertën më të mirë, pas çka do të vijojnë aktivitete për të filluar punën në terren duke e siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe hapësirë e masa parandaluese për mbrojtjen e mjedisit jetësor që më në fund të fillon pastrimi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA