Afganistan dhe Pakistan, 48 të vdekur nga i ftohti

Afganistan dhe Pakistan, 48 të vdekur nga i ftohti

Temperaturat e ulëta në disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit kanë lënë të paktën 48 të vdekur, kanë thënë zyrtarët teksa autoritetet kanë tentuar të hapin për qarkullim autostradat dhe të evakuojnë njerëzit në vende më të sigurta. Në Pakistan, ku është raportuar për 30 persona të vdekur, shumica e dëmeve është shkaktuar në provincën jugperëndimore, Baluçistan.
Në Afganistan kanë vdekur të paktën 18 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Banorët e kryeqytetit afgan, Kabul, ku temperaturat kanë rënë në -15 gradë celsius kanë anashkaluar drejtimin e makinave për shkak të rrugëve të papërshtatshme.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 19:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA