Afganistan/ Shpërthim i fuqishëm, vriten tetë persona

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:55

Afganistan/ Shpërthim i fuqishëm, vriten tetë persona

Tetë persona janë vrarë dhe 18 u plagosën sot, si pasojë e një sulmi me bombë në një lagje Shiite në Kabul, sipas raportit të policisë afgane.

“Ekipet e sigurisë po përpiqen të identifikojnë autorët” e sulmit, tha zëdhënësi i policisë Khalid Zadran për bombën, e cila shpërtheu brenda një karroce të mbushur me perime në një rrugë të frekuentuar tregtare lagjen shiite në Kabulin perëndimor.

Zëdhënësi shtoi se disa nga të plagosurit janë “në gjendje kritike për jetën” .

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, siç njoftoi organizata në llogarinë e saj në platformën Telegram.

Në deklaratën e saj thuhet se 20 persona u vranë dhe u plagosën në sulmin që ndodhi në një zonë të Kabulit perëndimor./abcnews.al/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:55
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.