Ageler për ndryshimet kushtetuese: Liderët të kenë parasysh interesin e vendit dhe qytetarëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Mars, 2023 22:59

Ageler për ndryshimet kushtetuese: Liderët të kenë parasysh interesin e vendit dhe qytetarëve

Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler derisa komentoi zhvillimet e fundit politike të ndërlidhura me ndryshimet kushtetuese dhe dallimet mes dy subjekteve më të mëdha politike rreth kësaj çështje, tha se liderët politik së pari duhet të kenë parasysh interesin e vendit dhe të qytetarëve. Sipas saj ndryshimet kushtetuese do të ishin një hap para drejt integrimit të vendit.

“Rruga më e mirë është që kjo të mos bëhet në një ambient të politizuar tej mase me retorikë të politizuar, të ecet përpara si liderë të cilësdo partie duke marrë parasysh interesin më të mirë të vendit dhe të qytetarëve të tij. Kjo përfshin votimin e amendamentit kushtetues dhe nënkupton të shkohet përpara si shtet. Se kur do të ketë zgjedhje, kjo varet nga zyrtarët dhe qytetarët të shprehin vullnetin e tyre tek liderët e tyre. Por shpresa imë më e madhe është që liderët politik do të bëjnë çfarë duhet të bëjnë që të ecet drejt integrimit evropian”, u shpreh Ageler./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Mars, 2023 22:59