Aggeler: Ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:14

Aggeler: Ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme

T&S

Nën organizim të Shoqatës për Avancimin e Demokracisë – Democracy Lab, ambasadorja Aggeler, fillimisht takoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin, me të cilin kanë biseduar për çështje me interes të komunës dhe vendit. Ajo bëri me dije se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë që shteti të ecë përpara. Sipas saj, deputetët duhet të votojnë që të ketë përparim.

“E di se është e vështirë, por duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që e di se nuk është një hap shumë i dëshiruar, por është i patjetërsueshëm. Deputetët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese, për shtetin që të mund të ecë përpara me diskutimet dhe procesin e integrimit dhe inkuadrimit drejt BE-së. Sipas meje, kjo është kryesorja, këtu shtrihet e ardhmja e suksesshme e këtij vendi”, deklaroi ambasadorja e ShBA – ve në Shkup, Angela Price Aggeler.

Ambasadorja Aggeler theksoi se në ShBA shqyrtohen sanksione të duhura për individët që kanë shkelur ligjet dhe normat amerikane dhe me siguri, në muajt e ardhshëm, do të shohim një ose ndoshta disa emra në listë të zezë.

Nuk ka vetëm një listë, në fakt, ka disa, sepse qeveria amerikane ka disa departamente që merren me korrupsionin, tha ajo.( TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:14