Agjencia e Lajmeve “FLAKA”, tërheq vëmendjen e medias në Shqipëri për mënyrën e raportimit

Abedin Bilalli
By Abedin Bilalli May 1, 2020 22:27

Agjencia e Lajmeve “FLAKA”, tërheq vëmendjen e medias në Shqipëri për mënyrën e raportimit

Informimi i saktë dhe në kohë, gjithmonë do të mirëpritet nga publiku. Këtë me punën e ndershe e dëshmon Agjencia e Lajmeve “FLAKA” nga Maqedonia e Veriut. Pas publikimit të shkrimit mbi humbjen e ish sportistit dhe drejtusit për disa sezone të Klubit futbollistik të Gradecit, Ermir Zulbehari, i cili u prek edhe nga virusi Korona, interesimi për rastin në fjalë mbërriti deri te mediat në Shqipëri.

Humbja e Ermir Zulbeharit, ish futbollistit shqiptar nga fshati Gradec i rrethit të Gostivarit, ishte ngjarje e rëndë që preku çdo person.

36 vjeçari i cili ishte i infektuar edhe nga Koronavirusi dhe vuante nga pneumonia, ndërroi jetë para shtatë ditësh.

Agjencia e Lajmeve “FLAKA”, i kushtoi një shkrim këtij rasti, i cili tërhoqi vëmendje edhe të medias në Shqipëri.

Për të folur më shumë rreth ish futbollistit dhe drejtuesit të skuadrës futbollistike të Gradecit, sot në emisionin “Rudina” në televizonin kombëtar shqiptar “Klan”, drejtuar nga Rudina Magjistari, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “FLAKA”, njëherit gazetari Driton Zenku.

Gazetari Zenku zbuloi se i ndjeri Zulbehari ka qenë i punësuar edhe në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa me profesion ka qenë Jurist.

“I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me mushkëritë. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Koronavirusi. Zulabeari ka qenë lojtar i K.F “Gradeci”, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti”, tha gazetari Zenku.

Bisedën e plotë në lidhje skype me gazetarin Driton Zenku nga Gostivari, mund ta ndiqni në videon në vazhdim:

Abedin Bilalli
By Abedin Bilalli May 1, 2020 22:27