Agjencia për Punësim, trajnim treditorë për 50 persona në 30 qendra

Agjencia për Punësim, trajnim treditorë për 50 persona në 30 qendra

Në 30 qendrat e Agjencisë për Punësim për komunikim me sektorin e biznesit, organizohet trajnim treditor për 50 persona, kjo pasi bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë i dobët. Në trajnim do të përfshihen këshilltarët e biznesit në Agjencinë e Punësimit.

“Ne duam ta përmirësojmë këtë shërbim duke i detyruar kolegët tanë të komunikojnë drejtpërdrejt me punëdhënësit dhe ekonominë në baza ditore. Gjetja e një fuqie punëtore të aftë të përshtatshme për nevojat e punëdhënësit është diçka që është shumë e rëndësishme tani dhe që është e rëndësishme për të gjithë sistemin, për ekonominë dhe për qytetarët në përgjithësi”,- tha drejtoresha e AGJP-së, Biljana Jovanovska.

“Vitin e kaluar plani operacional u bë pikërisht përmes takimeve rajonale dhe lokale në takimet e qendrave të Agjencisë dhe sektorit të biznesit dhe ne zbuluam se ato masa që u krijuan së bashku me sektorin e biznesit, dhanë rezultate më të mëdha”,- u shpreh ministrja e punës dhe politike, Mila Carovska.

Ky trajnim realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe UNDP-së. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 19:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER