“Agjenda 2030 për barazi”: Angazhim më i madh i personave me nevoja të veçanta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:57

“Agjenda 2030 për barazi”: Angazhim më i madh i personave me nevoja të veçanta

Maqedonia e Veriut ngec me përfshirjen e personave me nevoja të posaçme në shoqëri, vlerëson grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së. Në debatin e organizuar në parlament me përfaqësues të OJQ-ve nga Ballkani e më gjerë, për zbatimin e “Agjendës 2030 për barazi shoqërore”, VMRO–DPMNE konsideron se me dialog më të mirë midis deputetëve, institucioneve dhe grupacioneve në fjalë mund të ndryshohet fotografia e përgjithshme.

“Ka grupacione ose persona të cilëve bashkërisht duhet t’ua ngremë vetëbesimit, ti përfshijmë në proceset e përditshmërisë dhe arsimim në shtetin tonë. Janë bërë hapa fillestarë me grupacione të caktuara, ka efekte pozitive por duhet anagzhim më i madh nga ne.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE–së, Nikolla Micevski.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi konsideron se kontributi do të duhet të jetë gjithëpërfshirës që asnjëri të mos ndihet i lënë pas dore.

“Arritja e barazisë thelbësore e të drejtave, me mbrojtje efikase dhe të gjitha llojet e diskriminimit është betejë të cilën duhet ta bëjnë të gjithë që jemi pjesë e kësaj shoqërie, në çdo fushë të veprimit dhe ndikimit tonë prej mjediseve më të hershme ato familjare, përmes arsimit, mediave, mjediseve të punës dhe në rrugë.”,- theksoi kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Në debat nuk mungoi as çështja e përfaqësimit të grave në parlament i kufizuar me 40%. Socialdemokratët u shprehën për heqje të kuotave.

“Unë jam për 60 me 40 % gra të jenë, nëse janë më cilësore dhe nëse sjellin rezultate më të mira ose nëse qytetarët konsiderojnë se në këtë mënyrë do të përfaqësohen më mirë, andaj them se janë kundër kuotave megjithatë nuk janë kundër përfaqësimit më të lartë.”,- theksoi deputeti i LSDM–së, Jovan Mitrevski.

Aktualisht në kuvend vijon miratimi i strategjisë për personat me pengesa në zhvillim, ndërkaq deri më tani janë miratuar programin për zhvillim të qëndrueshëm dhe decentralizim, strategjia për barazi gjinore, strategjia për romët, për ambientin jetësor dhe ndryshimet klimatike. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:57