Agjentë të tri skuadrave evropiane po vëzhgojnë Muriqin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:20

Agjentë të tri skuadrave evropiane po vëzhgojnë Muriqin

Vedat Muriqi po bën mrekulli në fushën e Fenerbahce, derisa skautë të tri skuadrave të njohura evropiane po ndjekin paraqitjen e tij.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur të shënojë dy gola gjatë pjesës së parë në ndeshjen që Fenerbahce po e fiton 3:1 kundër Genclerbirligi në Superligën e Turqisë.

Muriqi shënoi në minutat 23’ dhe 39’ të ndeshjes.

Mediet në Turqi raportojnë se në stadiumin ‘Ülker Stadyumu’, gjenden skautë të tri skuadrave evropiane për të parë Muriqin.

Bëhet fjalë për Monacon, Leicester City dhe Eintracht Frankfurt, përcjell lajmi.net.

Muriqi është në sezonin e parë te Fenerbahce, dhe menjëherë ka filluar të lë gjurmë në skuadër, ku po cilësohet si një legjendë nga tifozët e tyre.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:20

ETC FESTON