Agjentët e futbollistëve në rolin e psikologëve?!

Desk
By Desk April 25, 2020 20:13

Agjentët e futbollistëve në rolin e psikologëve?!

Futbollistët janë duke e përjetuar në një mënyrë shumë të keqe pandeminë e “Covid 19”. Izolimi ka bërë që të humbasin aktivitetet fizike, me të cilat janë mësuar për të gjithë kohën.

Një rol të madh tashmë kanë marrë agjentët e futbollistëve të cilat janë në kontakt me ta, ndërsa njëri prej tyre, Frederik Guerra, është shprehur se tashmë iu duhet të bëjnë punën e një babysiter.

“Tani kemi marrë rolin e një babysiterit, psikologut, babait dhe vëllai të madh. Na duhet t’iu shesim më shumë durim. Nuk mund t’iu bëj asgjë tjetër”, u shpreh menaxheri i njohur.

Ai ka në zotërim disa futbollistë francezë, mes të cilëve edhe Xhunior Sambia, që është prekur nga COVID-19 dhe është në spital.

Desk
By Desk April 25, 2020 20:13