Agjenti i Eriksen niset drejt Milanos, pritet transferimi i lojtarit

Desk
By Desk January 10, 2020 20:15

Agjenti i Eriksen niset drejt Milanos, pritet transferimi i lojtarit

Christian Eriksen me shumë gjasë do të përfundojë tek skuadra e Inter.

Ylli danez i Tottenham, Eriksen, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe Inter dëshiron t’i ketë shërbimet e tij.

‘The Sun’ raporton se agjenti i Eriksen ka udhëtuar drejt Milanos, ku do të takohet me drejtuesit e Inter, transmeton lajmi.net.

Aty do të flitet për një transferim të mundshëm të lojtarit tek skuadra ‘Zi kaltër’.

Thuhet se Inter mund të arrijë marrëveshje me Tottenham, duke paguar 20 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet ndonjë marrëveshje që transferon danezin tek Inter.

Desk
By Desk January 10, 2020 20:15