Agjenti i Hakimit: Do rikthehemi në Madrid

Agjenti i Hakimit: Do rikthehemi në Madrid

Agjenti i Achrag Hakimit, Alejandro Camano ka konfirmuar se lojtari do të rikthehet te Real Madrid.

Pas dy sezoneve huazim te Dortmund, Hakimi pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por kërkohet nga shumë gjigantë evropianë.

Agjenti i lojtarit ka zbuluar se e ardhmja do jetë te Real Madrid.

“Achraf është mbrojtësi i krahut të djathtë më i mirë në botë se bashku me Alexander-Arnold”.

“Të gjitha klubet e mëdha të Evropës e duan dhe sigurisht Real Madrid është një ndër ta. Por, BVB gjithashtu është mundësi”.

“Nuk kemi ndonjë ofertë tjetër. Do rikthehemi në Madrid”, përfundoi ai.

Juventus, PSG, Chelsea, Tottenham dhe Bayern Munich janë disa nga skuadrat e interesuara për lojtarin nga Maroku. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 20:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.