Agjenti sqaron se ku do të shkojë Liroj Sane

Desk
By Desk April 15, 2020 20:18

Agjenti sqaron se ku do të shkojë Liroj Sane

Liroj Sane është lidhur me një transferim në ‘Allianz Arena’ për më shumë se një vit, por çdo plan që ai mund të kishte për të ardhmen e tij janë vonuar për shkak të një dëmtimi të ligamentit.

24-vjeçari pësoi dëmtimi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpulit, në gusht, dhe që nga ai moment nuk është paraqitur për klubin, transmeton lajmi.net.

“Së bashku me të, ne bisedojmë me Mançester Siti për atë që mund të duket hapi tjetër. Interesimi i Bajern Munihu nuk është sekret. Por klube të tjera të mëdha gjithashtu na kontaktuan për Lerojin. Bajerni është i vetmi klub në Gjermani që Leroj mund ta imagjinojë si hapin tjetër në karrierën e tij. Ai sheh atje kërkesat për arritjen e qëllimit të tij të madh për të fituar Ligën e Kampionëve, ” ”, tha përfaqësuesi i Sane për “Bild”.

Desk
By Desk April 15, 2020 20:18