Ahemti: Kryeministri i parë shqiptarë është proces, nuk përmbyllë synimet e shqiptarëve

Desk
By Desk November 17, 2020 21:20

Ahemti: Kryeministri i parë shqiptarë është proces, nuk përmbyllë synimet e shqiptarëve

Me asgjë nuk përmbyllet synimi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, as me kryeministrin e parë shqiptarë pasi që këto janë procese. Sapo të mbyllësh një çështje, hapen dy të tjera dhe të reja, por është një e arritur e pamohueshme dhe e paimagjinueshme nga shqiptarët që të kenë një kryeministër shqiptar. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive me gazetaren Matilda Mcini në televizionin Ora News.

“Në këtë vend ka pasur kryetar parlamenti në të kaluarën, ka pasur ministër të financave në të kaluarën, por regjimet nuk rekrutuan kryeministër shqiptar, kështu që është një e arritur e pamohueshme, por shumë e rëndësishme pasi që po i thyen mentalitetet se në këtë vend kryeministri mund të jetë vetëm maqedonas”, deklaroi Ahmeti.

Linku i emisionit të plotë:

Desk
By Desk November 17, 2020 21:20