Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Ahmeti: E mbështesin Pendarovskin, pasi 56% e shqiptarëve e mbështesin konceptin tonë të konsensualitetit

Ahmeti: E mbështesin Pendarovskin, pasi 56% e shqiptarëve e mbështesin konceptin tonë të konsensualitetit

Redaksia 2 vjet ago

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte duke folur në emisioni “Rruga drejtë…” në Alsat-M, ka sqaruar arsyet e mbështetjes së Stevo Pendarovskit për president. Ai tha se Pendarovski mbështet programet e proceseve që na shpien përpara për shtetin, prandaj kanë vendosur edhe ta mbështesinë kësaj radhe si kandidat për president, përcjell FLAKA.

“Ne mendojmë që në radhë të parë Pendarovski mbështet programet e proceseve që na shpien përpara për shtetin, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë, mbyllja e procesit për integrim të plotë të vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve antarësim në BE. Me këtë kandidat nuk do të kemi pengesa në këto procese, siç i kishim me të ashtuquajturin presidentin Ivanov, pasi nuk e firmosi Ligjin e Gjuhëve e shumë ligje të tjera. Mendojmë se këto çështje do të jenë të tejkalueshme nga Pendarovski dhe shpresojë se ai do të mbajë llogari për përfaqësim të drejtë të të gjitha etnive nga presidenca, pasi Ivanovi nuk emëroi asnjë ambasador shqiptar”, tha lideri i integristëve, Ahmeti.

A i ka vendos në vështërsi antarësinë Ahemti për të mbështetur Pendarovskin?

“Nuk e kam vendosur pasi pjesa dërmuese e shqiptarëve, mbi 56 % e shqiptarëve kanë mbështetur konceptin e një presidenti konsensual, duke e parë këtë mbështetje, ne e vazhdojmë këtë koncept pasi besojmë se i nevojitet Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u përgjigj Ahmeti.

Kur u pyet pse nuk ishte në konvetën promovuese të Pendarovskit, Ahmeti tha: “Një delegacion i lartë i BDI-së ishte atë natë aty, ndërsa unë nuk kisha pasi kisha agjendë të njoftuar paraprakisht përr atë natë”.

Ahmeti dha sqarim edhe për atë pse fushata bëhet ndaras nga LSDM-ja.

“Mendojmë se më profitabile është ne ti mbajmë takimet vetë me elektoratin tonë që tu japim atyre sqarime të sakta mbi konceptin e konsensualitetit, pasi nuk e kemi pasur më herët. Tani vendoset e punohet për një koncept i cili nuk ka qenë i pranueshëm në të kaluarën. Ky koncept do guxim e mund, dhe BDI në Këshillin e Përgjithshëm e inaguroi kandidatin për president ku kandidati mori pjesë vetë në atë mbledhje ku u vendos ti jepet mbështetje. Por jo vetëm ne, janë 31 parti politike që e mbështesin, mesin e tyre jemi katër parti politike shqiptare. Kur flasim për konceptin, e rëndësishme është të flitete edhe për kandidatin por duhet më shumë sqarim për konceptin. Nëse fiton koncepti, fiton kandidati. Kështu kemi vendosur dhe besojmë se me fushatë ndaras do të jemi më të suksesshëm”, përfundon Ahmeti. FLAKA

Continue Reading

Previous: Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe rajonet pyjore
Next: Ahmeti: Reka pa ne nuk do të ishte ai që është sot

Të ngjashme

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 ditë ago
jhmhj-292903 RMV, pandemia ka rritur numrin e të pastrehëve

RMV, pandemia ka rritur numrin e të pastrehëve

Redaksia 1 javë ago
vlado-misajlovski-1 Misajllovski: Paaftësia e qeverisë ka bërë që Maqedonia të lypë vaksina nga vendet fqinje

Misajllovski: Paaftësia e qeverisë ka bërë që Maqedonia të lypë vaksina nga vendet fqinje

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.