Ahmeti flet për shumicën e opozitës: Është demokratike

Redaksia
By Redaksia 7 Nëntor, 2021 14:36

Ahmeti flet për shumicën e opozitës: Është demokratike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, tha se është legjitime që të formohet shumicë prej 61 deputetëve.

“Mesiguri që është demokratike që të kenë 61 deputet dhe kërkush këtë nuk e thotë se është antidemokratike, tjetër është tani se cila është strategjia e tyre, cili është opsioni i tyre”.

Ahmeti mes tjerash ka shtuar se fare nuk e ka shqetësim nëse do të jenë në pozitë apo opozitë.

“Për ne prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me Bashkimin Europian, zgjedhja e problemit me palën bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit dhe fare shqetësim nuk e kemi tani për tani situatën opozitë apo pozitë”, tha Ahmeti.

Redaksia
By Redaksia 7 Nëntor, 2021 14:36