Ahmeti fton në takim urgjent Këshillin e Përgjithshëm të partisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:19

Ahmeti fton në takim urgjent Këshillin e Përgjithshëm të partisë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për ditën e nesërme ka ftuar në një takim të gjithë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend, shkruan Alsat.

Ai këtë takim e thërret, pasi, dje opozita në vend njoftoi se është formuar shumicë e re, duke përfshi këtu, VMRO-DPMNE, ASH-Alternativa, E majta dhe Besa.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit tē përgjithshëm, Kryetari Ahmeti ju fton në takim te KP BDI në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet nesër, e diel, me 07 nëntor 2021, me fillim në ora 13:00, në Tetovë,restoranti ARRA. Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtese kundër Covid-19”, thuhet në ftesën e kryetarit te BDI-së./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.