Ahmeti: Fton partitë ti bashkangjiten frontit evropian

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Mars, 2023 23:19

Ahmeti: Fton partitë ti bashkangjiten frontit evropian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ju ka bërë thirrje te gjithe partive politike që të bashkohen në fronit evropian duke votuar ndryshimet kushtetuese. Sipas Ahemti nuk duhet të krijojmë politika matrializuese dhe të rejshme për qytetarët, por sipas tij është momenti historik për vendin që të shkruhet rruga drejt BE-së.

“Tema ka qenë mjaft atraktive fronti për Europë,dhe është nje moment i rendësishëm jo vetem per BDI-në,por për gjithë qytetarët e RMV-ës,që ky front te zmadhohet që ky front edhe të jetësohet pasi shërbim më të mirë qytetarve të RMV-ës, as një herë nuk mund ti bëjmë vetëm me antarsimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Nuk duhet të krijojmë politika,të pa matrializuese,nuk duhet të krijojmë filozofit të rejshme te qytetarët por,të kapemi pas pragmatizmit, është moment historik për ne dhe ky front të ndërtohet dhe rruga të shkurtohet për në BE”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyetur rreth kërkesave të grupit të zjarrit Ahemti tha politika e brendëshme e BDI-së krahasur me frontin evropian është shumë minore. Kreu i integristëve tha se javën tjetër do ketë përsëri mbledhje kryesia ku do diskutohet edhe për situatën brenda BDI-së.

“Krahasur me dallimet e vogla që janë në BDI-së,krahasuar me frontin për Europë janë minore.Sigurisht për zhvillimet për pjesë më te detajuar sa i takon frontit, por edhe për zhvillimet në kampin e BDI-së,por edhe partive tjera.Kjo temë është diskutar jo një herë raportet janë publike,për opinonin për njerzit që janë të interesuar”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa I pyetur për caktimin e kordinatorëve të  degëve siç është Rafis Aliti për Sarajn dhe Bujar Osmani për Çairin, kreu i integristëve tha se kjo e drejt është eksluzive e kryetarit dhe edhe më

heret ka pasur kordinator nga BDI.

Ndërsa për shkarkimet e disa zyrtarëve të BDI-së në ekzekutiv Ahmeti tha se nuk është bërë asgjë për hakmarrjen ndaj grupit të zjarrit por shkarkimet kanë ndodhur si pjesë e marrëveshjes me ASH-në që duhet respektuar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Mars, 2023 23:19