Ahmeti në Manastir kremton 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës

Ahmeti në Manastir kremton 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës

Me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot do të vizitojë qytetin e Manastirit ku do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Konferenca e cila organizohet në kuadër të manifestimeve “Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe” të mbështetur nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive do të mbahet në Hotelin EPINAL – Manastir me fillim në ora 12.00

Kryetari Ahmeti në qytetin e Manastirit do të vizitojë Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

 Ftojmë ekipin Tuaj të ndjek këto ngjarje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 11:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.