Ahmeti: Në radhë të parë shëndeti i qytetarëve, data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi

Ahmeti: Në radhë të parë shëndeti i qytetarëve, data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi

Për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në radhë të parë mbetet shëndeti i njerëzve dhe lufta sa më efikase kundër koronavirusit. Në emisionin Click Plus në TV21, Ahmeti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickovskin e VMRO-së, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për shtetin dhe menaxhimin e situatave.

“Unë jam në komunikim me z.Zaev, me z.Mickovski për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shtetit dhe menaxhimin e situatave. Sigurisht kemi biseduar edhe për çështjet e zgjedhjeve. Me rëndësi ka qenë që në radhë të parë të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të bëhet një shërbim sa më efikas që ky virus të na godas rreptësishtë, por të marrim masat preventive. Kështu që u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe në çdo 30 ditë bëhet rivlerësim i situatave, dhe dashtë zoti e kalojmë shpejtë këtë situatë. Pak rëndësi ka se kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Ahmeti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 23:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.